|

Kuarteti harkor ” EQUILIBRUM”

Kuarteti harkor ” EQUILIBRUM”

Qendra Informative-Kulturore në Shkup, ka nderin dhe kënaqësinë e veqantë të ju ftojë në kuartetin harkor  “EQUILIBRUM”, me antarët Jane Bakevski, violinë, Goran Muratovski, violinë, Aleksandar Stojçeski, violë dhe Kiril Josifov, violonçelo,  që do të mbahet me 09 mars  2011 (e mërkurë), në Sallonin 19,19, në orën 20:00.

Në program do të ekzekutohen veprat e Canev, Ferrante, Groupe dhe Debussy.

EQUILIBRIUM u formua në vitin 2007 nga 4 artistë muzikor të cilët e kishin për qëllim të sjellin në skenën muzikore një frymë dhe tingull  të ri.

Kuarteti harkor EQUILIBRIUM ka realizuar më shumë se 40 koncerte në Maqedoni, Evropë dhe në SHBA. Pas vetes kanë dy disqe muzikore, dhe pritet që këtë vit të del edhe disku i tretë.

Similar Posts