|

KRIJIMTARIA E ARTIT “FORMATI I VOGËL 2012

Qendra Informative – Kulturore në Shkup , ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në ekspozitën Krijimtaria e Artit “Formati i vogël”, që do të mbahet në datën 27 dhjetor,2012 (ditë e enjte) në Sallonin Imperial 1, në orën 20:00.

Ekspozitën e organizon QIK – Shkup dhe Shoqata e piktorëve të Maqedonisë, ku do të jenë të prezantuara90 punime (piktura, skulptura, grafika, objekte), nga 53 autorë të SHPAM.
ÇMIMET
 SHPAM
 Dejan Ivanov – Margush, çmimi “Dimitar Pandillov”
Dimçe Dimeski, çmimi “Dimo Todorovski”
Çmimi për grafik “Dragutin Avramovski-Gute”, nuk është ndarë.
QIK – SHKUP
Marijeta Sidovski, çmimi “Vangel Koxhoman”
Dita Starova, çmimi “Metodija Ivanovski – Mende”
Valentina Ilijevska, çmimi “Konstantin Mazev – Koce”
 
Ekspozita do të jetë e hapur deri me datën 15 janar, 2013.

Similar Posts