KONKURS – Manifestimi “Tingujt e Carshisë”

“Tingujt e Çarshisë” është festival që merret me promovimin e trashëgimisë kulturore të Çarshisë së vjetër të Shkupit.

Festivali Ndërkombëtar multikulturor, i cili zhvillohet në kuadër të projektit “Tingujt e Çarshisë”, do të mbahet në shtator të 2011.
Projekti është një destinacion për argëtim cilësor, i cili ka për qëllim të ringjallë shpirtin e Çarshisë së vjetër, përmes prezantimit  multikulturor tradicional të mbushur me: shfaqje teatrore, koncerte, poezi, ekspozita arti, shfaqje, filma dokumentarë, valle …
Do të ketë prezantim të artizanateve tradicionale, gastronomike dhe ngjarjet muzikore të Maqedonisë dhe të vendeve fqinje.
Ky festival krijon një atmosferë produktive dhe gazmore ku qytetarët e Shkupit dhe  turistët e rastit  nga Evropa dhe Bota, do të kënaqen me prezantime të ndryshme kulturore.
Nëse doni të jeni pjesë e ngjarjes “Tingujt e Çarshisë”, me idetë dhe projektet tuaja mund të aplikoni në faqen zyrtare të www.kic.mk

е-mail :kic_centar@yahoo.com

tel.02/3238158

 

PROJEKTI – “TINGUJTË E ÇARSHISË”

FORMA E APLIKIMIT

Të dhënat për artistin:

EMRI DHE MBIEMRI I ARTISTIT:

GRUPI ARTISTIK:

ORGANIZIMI:

INSTITUCIONI:

SHTETI  :

ADRESA :

TEL/FAX :

E-MAIL / WEB SITE   :

Të dhënat:

Kategoria (Ju lutem zgjidhni një)
Artet vizuale dhe të aplikuara

– Artet figurative
– Fotografi
– Instalacion
– Video-art

– Arkitektura
– Moda
– Digital krijimet
– Arti kibernetik

Arti publik dhe pikat urbane
– Balet / Tance Moderne
– Teatri i kukullave
– Teatri në rrugë / perfomanse në rrugë
– Mjuzikëll
– Shoqëri valltarësh
– Të tjera

Muzikë
– Jazz / bashkëkohore
– Pop / Rock
– Klasike
– muzik e vjetër qytetare
– Electronike / DJ

– Film dokumentar “Çarshija e vjetër e Shkupit”

Përshkrim i shkurtër i veprave artistike:

Lista e pajisjeve të nevojshme teknike dhe lokacionet (ekspozitë, hapësirë ​​…)

Similar Posts