|

Koncert “Trio Harkore – Kosova”, Sihana Badivuku Hoxha, violinë, Blerim Grubi, violë dhe Aristidh Prosi, violonçelo

Ju ftojmë në Qendrën Informative – Kulturore në Shkup, në koncertin e “Trio Harkore – Kosova”, Sihana Badivuku Hoxha, violinë, Blerim Grubi, violë dhe Aristidh Prosi, violonçelo, I cili do të mbahet me 26 nëntor(e martë), në orën 20:00

Ju ftojmë në Qendrën Informative – Kulturore në Shkup, në koncertin e “Trio Harkore – Kosova”, Sihana Badivuku Hoxha, violinë, Blerim Grubi, violë dhe Aristidh Prosi, violonçelo, I cili do të mbahet me 26 nëntor(e martë), në orën 20:00. Në program do të ekzekutohen veprat nga: Beethoven, Grieg, Lekaj-Lekovski, Dohnanyi.
TRIO HARKOR KOSOVA u themelua në vitin 2003 nga instrumentistët eminent Kosovar,njëherit edhe udhëheqës të Filharmonisë së Kosovës,Sihana Badivuku(violinë),Blerim Grubi(violë)dhe Antonio Gashi(violonçello).
Që nga themelimi e deri më sot,si ansambël morrën pjesë në Festivalet,koncertet dhe projektet me të spikatura si në Kosovë ashtu edhe rajon(Kosova KamerFest,ReMusica, Garat e muzicientëve te rinj ArsKosova,Vera e Ohrit,Multi-Kulti,)ku në formacione si Trio,Kuartet, kunitet pianistik,sekstet harhor bashkëpunuan me artistët e mirënjohur boterore:Derek Han,Pavel Vernikov,Francesco De Zan,Maja Kastratovich,Stefan Wirth,Boris Previsic,etj.
Repertori i Trio Harkor Kosova përfshin vepra të kompozitorëve prej baroku e deri tek muzika kontemporane.
Shumica e kompozitorëve Kosovar i dedikojnë veprat e tyre enkas për Trio Harkor Kosova,andaj ideja kryesore e Trios është që ti promovojnë kompozitorët Kosovar,Shqiptar dhe Ballkanik në festivalet Evropiane(botërore).
Nga viti 2008 anetarë i ri i Trios është violonçelisti nga Shqipëria Aristidh Prosi.

Similar Posts