|

Koncert-recital nga Blerim Grubi, violë dhe Marija Vrshkova, piano

Qendra Informative – Kulturore në Shkup , ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në recitalin nga Blerim Grubi , violë dhe Marija Vrshkova, piano, që do të mbahet në datën 22 janar,2013 (ditë e martë) në Sallonin 19:19, në orën 20:00. Në program do të jenë : Schumann, Brahms, Vieuxtemps, Penderecki dhe Hindemith.

Blerim Grubi u lind me 27.03.1965. Studimet për violë i filloi në  shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës në QASHMB “Ilija Nikollovski -Lluj” në klasën e Prof.  P. Nikollov dhe B.Bratoev. Studimet e larta për violë dhe diplomën I kreu pranë Fakultetit të Artit Muzikor në Shkup në klasën e Prof. L. Gospodinov në vitin 1989.  Pranë të njëjtit fakultet kryen edhe studimet pasuniversitare për violë. Në vitin 1994/95, merr pjesë në Master kursin e Akademisë Chigana në Sienna të Italisë, në klasën e Jurij Bashmet.
Pas mbarimit të studimeve fillon punë pranë Filarmonisë së Maqedonisë.
Ndërkohë B. Grubi zhvillon edhe një veprimtari shumë të ngjeshur koncertore edhe si solist, por edhe në përbërje të formacioneve të ndryshme të muzikës së dhomës duke marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme të jetës muzikore jo vetëm të Maqedonisë por edhe jashtë si:  ish Jugosllavi, Itali, Gjermani, Francë, Spanjë, Portugali, Norvegji, Austri, Japoni, SHBA…..bashkëpunon me solistë dhe dirigjent të njohur në botë.
Gjithashtu është shumë aktiv në organizimin e jetës muzikore. Është themelues i Shoqatës së Artistëve të Muzikës dhe Baletit shqiptar në Maqedoni, “Ansambli Vivendi”. Është gjithashtu anëtar i Trios së harqeve Kosova, njeri prej themeluesve të Filarmonisë së Kosovës, anëtar i bordit të “Fondacionit Arskosova”, Ansamblit Bahus, Universitetit të Tetovës…
Në vitin 2006 incizon dhe e promovon albumin në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë.
Një kohë të gjatë bashkpunon me mjaft sukses me pianisten Marija Vrshkova.
Aktualisht  është profesor në Fakultetit e Arteve në Universitetin Shteteror të Tetovës dhe në Universitetin e Prishtinës i katedres të violes qe nga viti 1994 ne Univerzitetin e Prishtinës.

Similar Posts