|

Koncert nga Ivana Zdravkova, soprano dhe Zana Imeri, piano

Të nderuar, Qendra Informative-Kulturore në Shkup, ju fton në recitalin nga Ivana Zdravkova, soprano dhe Zana Imeri, piano, që do të mbahet me 08 prill, 2014 (e martë), SALLONIN 19:19, në orën 20:00.

Të nderuar,
Qendra Informative-Kulturore në Shkup, ju fton në recitalin nga Ivana Zdravkova, soprano dhe Zana Imeri, piano, që do të mbahet me 08 prill, 2014 (e martë), SALLONIN 19:19, në orën 20:00.
E lindur në vitin 1989 në një familje muzikantësh. Hapat e parë i fillon me orë të baletit dhe pianos në Melburn të Australisë në vitin 1996. Shkollën e mesme të muzikës e mbaroi në Shkup, dega solo këndim. Diplomoi në Fakultetin e Arteve Muzikore në Shkup me notën më të lartë “Cum Laude”, në klasën e prof. Vesna Ginovska Ilkova. Në vitin 2014 mbaroi studimet pasdiplomike në Grac të Austrisë në klasën e prof. Joana Borovska. Në Grac vazhdon të ndjekë orë edhe tek prof. Angjelika Kirshllager.
Gjatë kohës së studimeve ka realizuar dy recitale, shumë koncerte dhe festivale si: Mocartijana, Kosta Trpkov, Tomisllav Zografski, Shpresat e rinj të operas. Si soliste merr pjesë në koret e “Dragan Shuplevski”, “Rustico”, “Zllata Maglenska”, “Shën Maria”, Shën Klimenti i Ohrit….
Zana Imeri, pianiste e diplomuar në Fakultetin e Arteve Muzikore, në klasën e prof. Todor Svetiev. Arsimin e mesëm të muzikës e ka mbaruar në “Ilija Nikollovski Luj”, në klasën e prof. Sllagjana Jovanoviq dhe tani është në përfundim të studimeve pasdiplomike tek profesri Todor Svetiev.
Zana ka qenë pjesëmarrëse në shumë koncerte në Maqedoni dhe jashtë dhe gjithashtu është shpërblyer me çmime, diploma dhe mirënjohje.

Similar Posts