|

KONCERT NGA CIKLUSI ” VIJMË…”

KONCERT NGA CIKLUSI ” VIJMË…”

Qendra Informative-Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veqantë të ju ftojë në recitalin e Albana Mustafa, flautë, Xhezire Aliti, flautë dhe në piano përcjellje të Darko Marinkovski, që do të mbahet në datën 23 mars (e mërkurë) 2011, në Salloni 19,19, në orën 20: 00.Në program do të jenë të ekzekutuara veprat nga Shubert, Doppler, Poulenc dhe Borne.

Albana Mustafa u lind  në vitin 1991 në Strugë. Shkollën fillore e kreu në shkollën“25 Maji” në Shkup. Njëkohësisht mbaroi ciklin e ulët të muzikës dhe vazhdoi shkollën e mesme në klasën e Prof. Rozeta Xhvokanovska në flautë në ‘’Ilija Nikolovski-Luj” Shkup. Është studente në USHT, Fakulteti I arteve dega muzikë instrumentale-flautë në vitin e II në klasën e prof.mr.  Jeta Starova Memeti .Ka marre shpërblime në gara shtetërore dhe ndërkombëtare, në Maqedoni, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali i Zi, Bullgari….

Xhezire Aliti është e lindur në vitin 1990 në fshatin Gllogjë të Tetovës.Arsimimin fillorë e ka mbaruar në shkollën fillore “Asdreni” në fshatin e lindjes, ndërsa nga mosha 9 vjecare paralelisht ndjek edhe mësimin në shkollën fillore te muzikës në Tetovë.

Shkollën e mesme e mbaroi në SHSHM “ Todor Skallovski- Tetoec”, drejtimi flautë, në klasën e prof. Nikolina Eftimova – Todorovska, në Tetovë.

Tash është studente në vitin e dytë në USHT, Fakulteti I Muzikës, drejtimi flaut, në klasën e prof. Jeta Starova Memeti. Ka marrë shpërblime në gara shtetërore dhe ndërkombëtare dhe gjithashtu ka qenë pjesëmarëse në shumë koncerte solistike dhe në grup.

Recitali është në suazat e aktivitetit të tij kompleks përmes ciklusit “Vijmë…”, Qendra Informative Kulturore e vazhdon traditën e koncerteve ekskluzive dhe debutuese. Si  eksekutues të këtyre programeve paraqiten instrumentalistë të rinjë – nxënës dhe studentë të institucioneve edukative – muzikore në R. e Maqedonisë.

Similar Posts