|

Koncert nga cikli “ VIJMË…. “

Qendra Informative-Kulturore në Shkup, ka nderin dhe kënaqësinë e veqantë të ju ftojë në recitalin e Anastasija Vollçevkës, piano, që do të mbahet me 18 tetor 2011 (e martë), në Muzeun e Qytetit të Shkupit, në orën 20:00.

Anastasia Vollçevska ka lindur në Tetovë. Arsimin fillor dhe të mesëm të muzikës i ka mbaruar në qytetin e saj të lindjes në SHMSH “Todor Skalovski-Tetoec” në klasën e prof. Mr. Simeon Stefkoski. Me edukimin muzikor vazhdon në Fakultetin e Muzikës në Shkup në klasën e prof. Mr. Rita Trpçeva Popoviq Trpçeva, dhe aktualishtë është në vitin e katërt të studimeve. Gjatë shkollimit ka qenë pjesëmarrëse e seminareve të shumta për arsimimin muzikor të udhëhequr nga solistë dhe profesor të shquar.
Recitali i Anastasija Vollçevkës është në kuadër të ciklit VIJMË… , ku QIK-u e vazhdon traditën e koncerteve ekskluzive të talentave të rinjë të cilët e kanë argumentuar prespektivën e tyre koncertale në evenimente të ndryshme, ku dhe kanë marrë shumë çmime në vend dhe ndërkombëtare.

Similar Posts