|

Këngëtarja Altuna Sejdi – TUNA, koncert promovues, në Filharmonin e Maqedonisë

Altuna Sejdi – TUNA, një emër tashmë i njohur për të gjitha gjeneratat e dashamirësit e muzikës argëtuese shqipe. Gjatë karrierës së saj 18 vjeçare, ajo pushtoi skenat, në trevat shqiptare.Kështu, muzika e saj u ngjit në top listat e para, ku edhe pushtoi të gjitha mediat, në programet muzikore. Ajo u bë këngëtarja adhuruese e shumë gjeneratave. Sot, të rinjtë kanë këngën e saj në gojë. Karakteristike është se edhe etnitetet tjera si, maqedonas, turq, boshnjak, serb, etj, e njohin këngën e saj. Kjo nënkupton se muzika dhe zëri i Tunës nuk ka kufi. Pas një heshtje, siç e quajnë artistët ‘heshtje krijuese’, por kësaj radhe një heshtje për përkushtim familjar, Tuna na rikthehet, në Shkup, në Filharmonin e Maqedonisë me 8 mars, 2019, me fillim në orën 20:00 nën organizimin e Qendrës Informative Kulturore – Shkup (QIK), me një koncert për të shpalosur karrierën e saj, dy dekada në jetën e muzikës. Ishte vetëm  15 vjeç, kur ajo u shfaq në estradën muzikore. Ajo vinte më ndryshe në imazh dhe në stilin e këngës së saj, që shoqëria ishte e vështirë të përshtatet, por ndodhi ashtu siç dëshironte këngëtarja, menjëherë fitoi zemrat e artdashësve. Vajza nga Shkupi, shihej si vajzë çapkëne, e shkathët në skenë dhe me një zë tërheqës. Ajo me këngët e saj ritmike është bërë shumë shpejt e pëlqyer në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri. Hyrja në skenën e muzikës menjëherë e shpall fituese e festivalit Nota-fest në Shkup. Kjo fitore, i hapi dyert në çdo skenë, ku këndohej kënga. Tuna, vajza luftarake, e guximshme, me vullnet dhe dëshirë të zjarrtë, për të përçuar zërin e saj ane e kënd, nis karrierën duke bashkëpunuar me emra të zëshëm të muzikës. Ngjitet në skenë dhe lë gjurmë, gjurmë të pashlyeshme. Muzika u bë pjesë e saj, ku edhe pse e re në moshë, ajo merr statusin e trajneres, në programin muzikor “x-factor of Albania”. Pastaj, merr pjesë në komisione të festivale të ndryshme të muzikës. Këngët që do ti sjell në Shkup, janë këngë të zgjedhura, këngët që janë më të bukurat dhe që ndoshta janë bërë me viralet, këngë që edhe njerëzit i bashkë këndojnë. Ajo ka publikuar disa albume, që janë në treg. Këngët e saj më të njohura janë: Të Jetojmë”, “Ciao Machoman!”, “Piroman”, “Tuna”, “S’ka më diktaturë”, “Testament”, “Psikologët”, “Forca e Femrës”, “Inati”, “Duam”, etj…

Similar Posts