|

Hapja solemne e Sallonit 19:19

Në hapësirat e Qendrës informative kulturore-Shkup, solemnisht u hap Salloni i rinovuar 19:19. Sallonin e rinovuar 19:19, të hapur e shpalli kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. – Salloni 19:19 në Qendrën informative kulturore parqet skenë të njohur për shumë artistë të njohur dhe më pak të njohur, me diapazon të gjërë të shprehjeve artistike, gjithmonë i përcjellur nga një armatë publiku. Prandaj vlerësoj se investimi i Qytetit të Shkupit në vlerë prej 3,5 milionë denarë për ndërtimin e kulmit të ri dhe për rregullimin e hapësirave tjera ndihmëse është shumë i arsyeshëm. Këto mjete janë pjesë e programit dhe aktiviteteve për rinovimin e objekteve nga fusha e kulturës në pronësi të Qytetit të Shkupit. Shpresoj se do të pajtoheni që qendra e Shkupit ka fituar një hapësirë të rregulluar moderne me kushte për përjetime intenzive të punës artistike, por edhe skenë për promovimin e edicioneve të reja audio-vizuele, veprave letrare, si dhe për takime tjera me karakter publik, theksoi kryetari Trajanovski. Drejtoresha e QIK-ut, Sermine Purini theksoi se Salloni 19:19 ekziston që nga viti 1967 dhe deri tani nuk ka patur asnjë ndryshim, e asnjëherë nuk ka qenë i rinovuar. – E shfrytëzoj këtë rast të shpreh falenderimet e veçanta për Fondacionin IMAS të SHBA-ve për donacionin prej shtatë milionë denarëve, mjete të cilat u shfrytëzuan për rinovimin dhe rregullimin e enterierit të sallës, ku janë montuar ulëse të reja, , konstruksion tërësisht i ri skenik, është bërë përmirësimi i guacës akustike të Sallonit, është vendosur ndriçimi i ri dhe klimatizimi i hapësirës, ndërsa me mjetet e Qytetit të Shkupit prej 3,5 milionë denarëve është realizuar rinovimi i kulmit , toaletet, garderoberët dhe hapësirat tjera ndihmëse, si dhe rinovimi i foajesë hyrëse në Sallon. Me këto rinovime QIK-u ka fituar hapësirë të re koncertale dhe shpresoj se sot e tutje qytetarët dhe artistët veç më disponojnë me një vend kulti ku do të mund t’i mbajnë koncertet e tyre, promovimet e librave, paraqitjet teatrale dhe perfomansa tjera në nivel dinjitoz, tha Purini. Rikonstruimi i plotë zgjati rreth gjysmë viti, ndërsa pas gjashtë muaj punë kjo hapësirë e qytetit shëndriti në shkëlqim të plotë.

Similar Posts