|

Hapja e ekspozitës “KUJTIMI” nga Faik Kryeziu

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veqantë t’ju ftojë në  hapjen e ekspozitës  “KUJTIMI”  nga Faik Kryeziu,që do të mbahet në datën 25 nëntor,2010 (ditë e enjte) në sallonet e ekspozitës Imperial  1 dhe 2,me fillim në orën 20:00.

Faik Kryeziu ka lindur në vitin 1950 në Rogaçicë, R. e Kosovës, dhe vdiq në vitin 2005 në Shkup. Shkollën e Mesme të Artit e mbaroi në Pejë, R. e Kosovës.Akademinë Pedagogjike e mbaroi në Shkup, në klasën e profesorëve Vangjel Koxhoman, Spase Kunovski, Borko Llazeski dhe Vanço Gjorgjiev.

Punoi si pedagog i lëndës së artit në Sh.F. “Liria” në Shkup.

Ekspozitat individuale të piktorit Faik Kryeziu:  Pejë, Rogaçicë (R e Kosovës), Bihaq ( Bosnje dhe Hercegovinë) Pulë ( Kroaci) dhe Shkup. Ka qenë pjesëmarës edhe në disa ekspozita në grup në Maqedoni, Kosovë, Serbi.

.

Në ekspozitë  do të paraqiten  60 piktura të punuara në teknikën –vaj në pëlhurë dhe pastel, të punuara në periudhën 1970 – 2005.

Ekspozita do të zgjasë deri më  04  dhjetor,2010.

Similar Posts