|

Ekspozitë prsonale nga BLERTA SURROI – Mozaikë të punuar me qeramikë

Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në ekspozitën personale, Mozaikë të punuar me qeramikë nga Blerta Surroi, piktore nga Prishtina, Kosovë. që do te mbahet me 15 shtator 2014 (e hënë), me fillim në orën 19:30, në Sallonin e ekspozitës Imperial 2.

Të nderuar,

Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në ekspozitën personale, Mozaikë të punuar me qeramikë nga Blerta Surroi, piktore nga Prishtina, Kosovë. që do te mbahet me 15 shtator 2014 (e hënë), me fillim në orën 19:30, në Sallonin e ekspozitës Imperial 2.

BLERTA SURROI U lind më 1978.
Shkollën fillore dhe të mesme i mbaroi në Prishtinë
Ka mbaruar Fakultetin e Arteve në Prishtinë, Dega e Grafikës, në klasën e prof. Hysni Krasniqit.
Magjistroi në Degën e Pikturës të po këtij fakulteti, mentor Rexhep Ferri.
Në po këtë fakultet ajo u diplomua edhe në Degën e Aktrimit në klasën e aktorit dhe profesorit me renome Enver Petrovci.
Si aktore, luajti në shumë shfaqje teatrale dhe filma.
Deri tani mori pjesë në këto ekspozita kolektive të artit pamor:
Bienali i vizatimit, Galeria e Arteve 2000
Me art kundër dhunës, Prishtinë 2000
Gjenerata 2001, Prishtinë 2001
Kohë të paharruara, Foajeu i Teatrit Kombëtar, Prishtinë 2002
Me art kundër dhunës, Prishtinë 2002
Salloni i nëntorit, Prishtinë 2003
125 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Prishtinë 2003
Dita e Prishtinës, 2003
Ekspozitë kolektive në Tokio, 2003
Ekspozitë kolektive në Paris, 2003
Ekspozita “Muslim Mulliqi” – Galeria e Arteve, Prishtinë 2004
Ekspozita e Qeramikës, Zagreb, 2004
Ekspozita e Qeramikës, Rijekë, 2004
Ekspozita e artit bashkëkohor të Kosovës, Galeria HYBIA, Tokio, Japoni, 2004
Ekspozita e artit bashkëkohor të Kosovës në Bombaj, Indi, 2004
Bienali i grafikës, Tetovë, 2004
EkspoArt, Tiranë, 2005
Ekspozita e qeramikës në Muzeun Kombëtar, Prishtinë 2012

Similar Posts