|

Ekspozitë personale e titulluar Mozaiçe Tipografike, nga Denis Tenev

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veqantë t’ju ftojë në ekspozitën individuale të Denis Tenev,piktor nga Shkupi. Në ekspozitë piktori do të paraqitet me Vepra digjitale të titulluar Mozaiçe Tipografike,që do të mbahet në datën 6 maj,2011 (e premte) në sallonin e ekspozitës Imperial 1,me fillim në orën 20:00.

Në ekspozitë do të paraqiten 9 vepra digjitale të formatit të madh, të punuara me shkronja, loja e të cilave fillon nga më e hapura deri te më e errëta dhe nga më e zgjeruara deri te më e ngushtuara.
Denis Tenev ka lindur në vitin 1967 në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve në Shkup në klasën e prof. Simon Shemov, në vitin 1995. Ka realizuar disa ekspozita individuale dhe në grup, në vend dhe jashtë tij, gjithashtu ka marrë disa çmime.
Më shumë për Denis Tenev në www.tenevart.com
Ekspozita do të jetë e hapur deri me 11 maj 2011.

Similar Posts