|

Ekspozitë nga Toni Shullajkovski

Qendra Informative Kulturore – Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në ekspozitën individuale të Toni Shulajkovski e quajtur “Reagime Intergalaktike”. Hapja do te bëhet me datën 17 mars, 2011 (ditë e enjte), në orën 20:00, në sallonin e ekspozitës Imperial 1. Toni Shullajkovski ka diplomuar në Fakultetin e Arteve në Shkup, në klasën e prof. Ana Temkova në vitin 1992. Studime post diplomike i ka mbaruar në po të njëjtin fakultet në klasën e prof. Rodolub Anastasov në vitin 2002. Është anëtarë i Shoqatës së piktorëve të Maqedonisë nga viti 1993. Ka realizuar 47 ekspozita individuale në Shkup, Ohër, Kumanovë, Manastir, Strumicë, Vinicë, Strugë ( Maqedoni) Lublanë (Slloveni), Beograd, Nish, Vranje( Serbi), Sofje (Bullgari), Berlin (Gjermani) dhe Nju Jork (SHBA). Ka marrë pjesë edhe në shumë ekspozita në grup në vend dhe ndërkombëtare, gjithashtu është fitues i dy çmimeve për punën e tij. Në ekspozitë do të prezantohet me 25 punime në teknikën akril në pëlhurë, të cilat i ka punuar tre vitet e fundit. Ekspozita do të zgjasë deri më 29 mars, 2011.

Similar Posts