|

Ekspozitë nga piktori Sami Ahmetaj

Qendra Informative Kulturore – Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në ekspozitën e pikturave nga Sami Ahmetaj. Hapja do te bëhet me datën 02 nëntor, 2011 (ditë e mërkurë), në orën 20:00, në sallonin e ekspozitës Imperial 1.

SAMI AHMETAJ ka lindur në vitin 1956. Studimet e larta akademike i mbaroi në Prishtinë në degën e grafikës te profesori Fatmir Krypa.
Ekspozitën personale të parë e mbajti në galerinë “TOÇKA” në vitin 2008, ekspozita është titulluar “Edhe unë krijojë këtu”.
Punon pranë gjimnazit “Zef Lush Marku” si profesor i artit figurativ.
Prej vitit 1995 merr pjesë në ekspozita kolektive në shoqatën Spektri , gjithashtu është anëtar i rregullt në shoqatën Art Vizion-Shkup.
Në ekspozitën në QIK – Shkup, do të prezantohet me piktura të punuara në teknikën vaj në pëlhurë, të cilat i ka bërë viteve të fundit.

Similar Posts