|

Ekspozitë nga Petar Gjorgjiev – Plum (1936-2007) e titulluar “KUJTIMI”

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në ekspozitën e pikturave nga Petar Gjorgjiev – Plum (1936-2007) të titulluar “ Kujtimi”. Ekspozita do të mbahet në datën 04 maj,2012 (ditë e premte) në Sallonet Imperial 1 dhe 2, në orën 20:00.

Petar Gjorgjiev Plum (1936 – 2007) u lind në Patishka Rekë të Shkupit. Shkollën e Arteve të Aplikuara e ka mbaruar në vitin 1959, ndërsa Fakultetin i Arteve e ka mbaruar në Shkup në vitin 1964. Deri në pensionimin e tij punoi si profesor në SHAA në Shkup.
Ka qenë anëtar i SHPM-së nga viti 1966.
Individualisht ose në bashkëpunim me artistë të tjerë ka punuar shumë vepra monumentale, freska, mozaik, gravfura nga gjipsi, zgrafito, vaj në pëlhurë, akuarele dhe teknika të tjera.
Nga viti 1960 – 1964, ka punuar si skenograf në disa filma

Similar Posts