|

Ekspozitë me vizatime dhe grafika “Trupi si provokim” nga Goce Trajkovski

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në Ekpozitën e grafikave dhe vizatimeve të titulluar “Trupi si provokim”, që do të mbahet në datën 18 tetor,2012 (ditë e enjte) në Sallonin Imperial 1, në orën 20:00.

Goce Trajkovski ka lindur në Manastir në vitin 1982, R. e Maqedonisë. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve në Shkup, dega grafikë dhe disenj grafik në klasën e prof. Dimitar Milladinov. Studimet pasdiplomike për grafik I ka mbaruar në Akademinë e Arteve në Lublanë, Slloveni, në klasën e prof. Lojze Logar.
Nga viti 2009 është anëtar I SH.P. të Manastirit dhe SH.P. të Maqedonisë.
Ekspozita do të zgjasë deri me 30 tetor, 2012.

Similar Posts