|

Ekspozitë e Zharko Basheskit

Qendra kulturore informative – Shkup ka nder dhe kënaqësi të veçantë t’ju ftojë në ekspozitën e skulpturave të Zharko Basheskit, më 20.04.2010 në orën 20:00, në sallonin ekspozues Imperijal 2.

Është lindur në Prilep në vitin 1957. Ka kryer fakultetin e arteve figurativen Shkup në vitin 1988. Studimet pasuniversitare i ka kryer në të njëjtin institucion në vitin 1998. Është anëtar i SHAFM nga viti 1988. Prej vitit 1989 punon në Fakultetin e arteve figurative në Shkup kurse në vitin 2010 është zgjedhur profesor i rregullt në Katedrën e skulpturës në të njëjtin fakultet.

Ka realizuar 9 ekspozita të pavarura në Shkup, Njujork, Manastir dhe Prilep. Është pjesëmarrës i shumë ekspozitave grupore ne vend dhe jashtë vendit. Ka bërë 9 skulptura  dhe përmendore publike në Maqedoni. Është fitues i 8 çmimeve nacionale për skulpturë. Në skulpturat e Zharko Basheskit , shumë elemente janë risi në skulpturën maqedonase- trajtimi hiper-realist, përpunimi teknik dhe përdorimi i materialit të ri, dimensionet e veprës, koncepti- të ndërlidhura në një vepër ofrojnë  një pasqyrim shumështresor të veprës artistike.

Jo vetëm për nga përpunimi, por edhe për nga shfaqja teknologjike, veprat sillen në suaza të realizmit, për të cilin  nënkuptohet se si bazë e shfrytëzon fotografinë si “ fillim impersonal dhe objektiv i shfaqjes” Konkretisht, shfrytëzohet fuqia e fotografisë për të përcjellur hollësitë më të imta  dhe për të shprehur hiper-realitetin intensiv dhe preciz.
Ekspozita paraqet tre lloje të ndryshme të njeriut. Lidhja ndërmjet tre fytyrave – autorit/artist, njeriut të rëndomtë dhe portretit imagjinar- e hasim në pasqyrimin e përgjithshëm të njerëzimit, më saktësisht,  njeriu si simbol i luftës së përhershme ekzistenciale, e cila përfshin  ndikime reale jetësore dhe historike por edhe situata imagjinare të shpirtit.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 05.05.2010.

Similar Posts