|

Ekspozitë e pikturave nga Toni Çatlevski

Ekspozitë e pikturave  nga Toni Çatlevski

Qendra Informative Kulturore – Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në  ekspozitën e pikturave  nga Toni Çatlevski. Hapja do te bëhet me datën 01 mars, 2011     (ditë e martë), në orën 2000, në sallonin e ekspozitës Imperial 2.

Toni Çatlevski është i lindur në vitin 1967 në Prilep. Fakultetin e arteve e ka mbaruar në Shkup në klasën e prof. Tanas Lulovski në vitin 1993. Ka realizuar gjashtë ekspozita individuale në Maqedoni dhe një në Bullgari. Ka marrë pjesë në disa ekspozita në grup, dhe në disa koloni të artit jashtë vendit.

Ekspozita do të zgjasë deri më  12  mars, 2011.

Similar Posts