|

Ekspozitë e pikturave nga Lupço Samarxhiev

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në ekspoziën nga Lupço Samarxhiev, që do të mbahet në datën 4 tetor, 2012 (ditë e enjte), në Sallonin Imperial 1, me fillim në orën 20:00.

Ka lindur në vitin1947 në Shkup, R. e Maqedonisë. Muzikën e ka studiuar dhe ka diplomuar në Beograd dhe Ljubljanë. Një dekadë jetoi në Paris, ndërsa 15 vitet e fundit jeton dhe punon në Maltë.

Si solist i kontrabasit ka performuar në shumë vende të Evropës, SHBA-së, Kanada, Brazil, Meksikë…….
Ka marrë pjesë në salla koncertale të njohura si: Beethoven Hall-Vienna, Music Center-Utreht, Museum Boymans van Beuningen-Roterdam, Stedelijk MuseumAmsterdam, University of Sorbonne, UNESCO – Paris, Philharmonic Narodova —Warsaw, Carnegie Hall — New York…
Mbi 1200 minuta të kompozimeve të tij, kompozitorëve vendas dhe të huaj, kushtuar atij, i ka regjistruar në kontrabas në radio stacionet më të rëndësishme në Evropë dhe në kontinentin amerikan.
Master Klasa ka mbajtur në Pittsburgh University, SHBA.
Si piktor individual ka ekspozuar në Francë, Gjermani, Zvicër, Maltë.
Pikturat e tij gjinden në koleksione private kombëtare në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut.
Është anëtar i më shumë shoqatave ndërkombëtare botërore si F.I.A.M. UNESKO

Similar Posts