|

Ekspozitë e pikturave nga Gajatri Manqanda – Indi

Në Qendrën Informative – Kulturore në Shkup u mbajt  ekspozita e pikturave të Gajatri Mançanda, piktore nga India, 
Gajatri Mançanda ka diplomuar për Letërsinë Angleze dhe pedagogjinë në Universitetin e Nju Delhit. Me pikturë merret qe 15 vite.
Si bashkëshorte e diplomatit ka udhëtuar në shumë vende të botës ( momentalisht jeton në Bullgari) ku edhe I ka prezantuar punimet e veta.
Nga viti 1996 e deri më sot ka realizuar ekspozita personale në Kolombo, Nju Delhi (disa herë), Toronto, Moskë dhe Sofje.
Në ekspozitën që do ta mbajë në QIK do të paraqitet me 42 punime, të punuara në teknikat akril në pëlhurë dhe akuarel.

Similar Posts