|

Ekspozitë e pikturave nga Emil Shulajkovski e titulluar “NË RE”

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veqantë t’ju ftojë në ekspozitën individuale të titulluar” NË RE” të Emil Shulajkovskit,piktor nga Shkupi. ,që do të mbahet në datën12 maj,2011 (e enjte) në sallonet e ekspozitës Imperial 1 dhe 2,me fillim në orën 20:30.

Emil Shulajkovski lindi në vitin 1969 në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve në Shkup,në degën e pedagogjisë, drejtimi pikturë në klasën e prof.Ana Temkova, në vitin 1992. Studimet pasdiplomike për pikturë I mbaroi në të njëjtin fakultet te prof. Rodolub Anastasov në vitin 2001.
Është anëtarë I shoqatës së piktorëve të Maqedonisë nga viti 1993.
Ka marrë pjesë në më shumë se 70 ekspozita në grup.
Pikturat e Emil Shulajkovskit gjenden në kolekcionet private dhe publike në: Maqedoni, Serbi, Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Shqipëri, Bullgari, Itali, Vatikan, Francë, Gjermani, Spanjë, Portugali, Britania e Madhe, Irlandë, Poloni, Çeki, Finlandë, Zvicër, Belgjikë, Holandë, Luksemburg, Norvegji, Danimarkë, Rusi, Turqi, SHBA, Kanadë,Kinë, Singapur, Japoni dhe Australi.
Ekspozita do të jetë e hapur deri me 28 maj 2011.

Similar Posts