|

Ekspozitë e pikturave nga Burim Ajdini

Qendra Informative Kulturore – Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në ekspozitën e pikturave nga Burim Ajdini. Hapja do te bëhet me datën 07 mars, 2011 (ditë e hënë), në orën 20:30, në sallonin e ekspozitës Imperial 1. Burim Ajdini ka lindur në vitin 1980 në Tetovë. Fakultetin e arteve figurative e ka mbaruar ne Universitetin Shtetëror të Tetovës ndërsa studimet e magjistraturës i ka kryer në fakultetin e arteve në Prishtinë në klasën e prof. Dr. Tahir Emra, në vitin 2005. Burim Ajdini që nga viti 1999 punon si profesor i artit figurative në shkollën e mesme “Mosha Pijade” në Tetovë. Ka realizuar një ekspozita individuale në Tetovë. Ka marrë pjesë në disa ekspozita në grup në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni. Ekspozita do të zgjasë deri më 15 mars, 2011.

Similar Posts