|

Ekspozitë e pikturave nga Bedri Saraçini

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në ekspozitën epikturave nga Bedri Saraçinit, që do të mbahet në datën 15 nëntor (e enjte) 2012 , me fillim në orën 20:00, në sallonet e ekspozitave, Imperial 1 dhe 2.

Bedri Saraçini lindi nё Mitrovicё tё Kosovёs nё vitin 1943, ndërsa nga viti 1945 jeton dhe vepron nё Shkup.
Akademinё Pedagogjike e mbaroi nё Shkup nё klasёn e prof. Vangel Koxhoman.

Akademinё e Artit Figurativ e mbaroi nё klasёn e prof. Tahir Emra nё Universitetin Shtetёror tё Tetovёs.
Gjatё kohё ka punuar si pedagog nё mё shumё shkolla shqiptare nё R. e Maqedonisё dhe njё periudhё edhe si aranzhues nё “Nova Makedonija” nё Shkup.
Gjatё veprimtarisё sё tij ka pikturuar mbi 4000 vepra, duke mos i numёruar kёtu portretet , por jo tё gjitha janё ekspozuar nё ekspozitat e tij personale dhe nё grup.
Shumё vepra tё tija gjinden nё shumё vende tё Evropёs dhe kontinente nё botё. Ai gjithashtu ka punuar nё shumё vende tё Evropёs: Kroaci, Mal tё Zi, Greqi, Turqi, Holandё, Spanjё, etj., ku ka realizuar vepra tё shumta artistike dhe kontakte me artistё tё mёdhenjё me çka edhe e ka zgjeruar opusin e tij artistik.
Ekspozita do të zgjasë deri me 24 nëntor.

Similar Posts