|

Ekspozitë e pikturave dhe monotipove nga Jana Kunovska “Lojë me letra”

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në ekspozitën personale të pikturave dhe monotipeve të quajtur “Lojë me letra” të piktores akademike, Jana Kunovska, me 29 prill (e premte) 2011, në Sallonin e ekspozitës Imperial 2, me fillim në orën 20:30.

Ana Kunovska ka diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura në Shkup, drejtimi pikturë, në klasën e prof. Tanas Lulovski . Përfundon studimet pasuniversitare në pikturë në të njëjtin universitet në klasën e prof.Jovan Shumkovski.
Ka realizuar dhjetra ekspozita individuale në: Maqedoni, Gjermani, Kroaci dhe Mal të Zi. Ajo gjithashtu mori pjesë në disa ekspozita në grup në: Maqedoni, SHBA, Slloveni, Kroaci dhe të tjerët.
Përveç pikturës Jana Kunovska vite me rradhë është aktive edhe në fushën e dizajnit grafik, dhe ka fituar tre çmime.
Në ekspozitë do të prezantohet me me 25 vepra të artit të punuara në teknikën vaj në pëlhurë dhe monotipe të punuara në katër vitet e fundit.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 10 prill, 2011.

Similar Posts