|

Ekspozitë e pikturave dhe grafikave nga Luran Osmani

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në ekspozitën e grafikave dhe pikturave nga Luran Osmani, që do të mbahet në datën 01 nëntor, 2012 (ditë e enjte), në Sallonet e ekspozitës Imperial 1 dhe 2, me fillim në orën 20:00.

Luran Osmani është lindur më 1980 në Tetovë. Fakultetin e arteve , dega e grafikёs i mbaroi nё Universitetin Shtetёror tё Tetovёs në klasën e prof. Nafi Jasharit në vitin 2011.

Kjo është ekspozita e tij e parë personale, ku do të merr pjesë me 20 piktura të punuara në teknikën akril në pëlhurë dhe 50 grafika të punuara në teknikat drugdhendje, linogdhendje dhe monotipi. Veprat me të cilat do të paraqitet Lurani janë të punuara dy vitet e fundit.
Ekspozita do të jetë e hapur deri në 13 nëntor 2012.

Similar Posts