|

Ekspozitë e grafikave nga Agim Salihu

Të nderuar, Qendra Informative Kulturore – Shkup ju informon se në Sallonin e ekspozitës Imperial 1 , me 18 mars (e mërkurë) 2015, me fillim në orën 19:00 do të hapet ekspozita e titulluar “Lule Barok”, piktura, nga piktori Agim Salihu nga Prishtina, Kosovë.

Të nderuar,
Qendra Informative Kulturore – Shkup ju informon se në Sallonin e ekspozitës Imperial 1 , me 18 mars (e mërkurë) 2015, me fillim në orën 19:00 do të hapet ekspozita e titulluar “Lule Barok”, piktura, nga piktori Agim Salihu nga Prishtina, Kosovë. Në ekspozitë do të prezantohen grafika të punuara në teknikë të kombinuar, të krijuara vitet e fundit.
AGIM SALIHU u lind në vitin 1951 në Prishtinë, Kosovë.
Akademinë e Arteve Figurative – Degën e Grafikës e kreu në Prishtinë më 1977, ndërsa studimet postuniversitare në Akademinë e Arteve Figurative në Zagreb më 1979.
Deri tani ka patur shumë ekspozita personale si në: Romë, Ausburg, Varberg, në muzeun Grosseto, etj.
Është pjesëmarrës në shumë ekspozita ndërkombëtare, bienale, trienale si në: Lublanë, Lasgow, Shtutgart,Venedik, New York, San Paolo, Tokyo, Barcelonë, Washington DC, Seul, Peking, Londër, Paris, Mixico City, Rio De Janeiro, Memphis, Honolulu – Hawaii, Douro Portugal, Puerto Rico, etj. Gjithashtu është shpërblyer me shumë çmime në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ekspozita do të zgjasë deri me 31 mars, 2015.

Similar Posts