|

Ekspozitë e fotografisë, “Këngë të pakënduara”, nga Rromir Imami

Të nderuar, Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në ekspozitën e fotografisë nga Rromir Imami, e cila titullohet QR code “Këngë të pakënduara”. Hapja do te bëhet me datën 26 dhjetor, 2013 (e enjte), në orën 20:00, në Sallonin shitës të pikturave. Rromir Imami është lindur në Shkup në mëngjesin e 19 janarit, 168 vite pas lindjes së shkrimtarit dhe poetit Edgar Allan Po. Karrierën e tij e filloi si mesfushor në skuadrën e futbollit „Slloga” (aktualisht „Shkupi”), por e ndërpreu sepse e theu dorën e majtë. Dashuria e tij për artin fillon në klasën e pestë të shkollës fillore, kur ndiqte orët e para të mandolinës dhe ra në dashuri, jo aq me muzikën, sa me vajzën që ulej gjithnjë në anën e tij të majtë, tri karrige më larg. Pas një kohe të gjatë ai e kuptoi se, përveç dëshirës dhe dashurisë për muzikë, duhet të kesh edhe „vesh muzikal”, të cilin Rromiri për fat të keq nuk e kishte, megjithëse babai i tij, tashmë i ndjerë, që moti ia kishte thënë.

 

Të nderuar,
Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në ekspozitën e fotografisë nga Rromir Imami, e cila titullohet QR code “Këngë të pakënduara”. Hapja do te bëhet me datën 26 dhjetor, 2013 (e enjte), në orën 20:00, në Sallonin shitës të pikturave.
Rromir Imami është lindur në Shkup në mëngjesin e 19 janarit, 168 vite pas lindjes së shkrimtarit dhe poetit Edgar Allan Po. Karrierën e tij e filloi si mesfushor në skuadrën e futbollit „Slloga” (aktualisht „Shkupi”), por e ndërpreu sepse e theu dorën e majtë. Dashuria e tij për artin fillon në klasën e pestë të shkollës fillore, kur ndiqte orët e para të mandolinës dhe ra në dashuri, jo aq me muzikën, sa me vajzën që ulej gjithnjë në anën e tij të majtë, tri karrige më larg. Pas një kohe të gjatë ai e kuptoi se, përveç dëshirës dhe dashurisë për muzikë, duhet të kesh edhe „vesh muzikal”, të cilin Rromiri për fat të keq nuk e kishte, megjithëse babai i tij, tashmë i ndjerë, që moti ia kishte thënë.
Ndërtimi i tij si artist në periudhën e mëvonshme ndikohet mjaft nga orët e kaligrafisë arabe, të cilat i ndjek gjatë shkollimit tij të mesëm në medresenë e Shkupit. Elementet ornamentale të këtij shkrimi, me pak modifikime, shndërrohen në mënyra të reja të shprehjes së tij artistike, kur edhe fillon të pikturojë muzikë. Më vonë bie në kontakt edhe me fotografinë digjitale, kur për dhuratë merr një aparat Olympus C100. Që atëherë fotografia digjitale bëhet mjet tejet i rëndësishëm në veprimtarinë e tij, sa që me të ai përpiqet t`i këndojë këngët e pakënduara.
Rromiri është burrë (i bashkëshortes së tij) dhe baba (i, tash për tash, dy fëmijëve). Edhe pse i lindur në qytet, dëshiron të identifikohet me malësorët, të cilët vazhdimisht i kërkon në rrugëtimet e tija në lartësi mbidetare prej mbi 1521 metrave. Ka pasion dorëshkrimet mesjetare dhe përkrah qasjen e lirshme ndaj trashëgimisë kulturore.

Similar Posts