|

Ekspozitë dhe promovim i librit nga Eva Petriç, Slloveni

Qendra Informative Kulturore – Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në ekspozitën e fotografive, të quajtur “Një madhësi, përgjigjet për të gjithë” dhe njëkohësishtë në promovim të librit “Të gjithë hanin Sushi” nga Eva Petriç, R. Sllovenisë. Hapja do te bëhet me datën 19 prill, 2011 (e martë), në orën 20:00, në sallonin shitës të ekspozitës.

Eva Petriç është e lindur në vitin 1983 në Kranjë të Sllovenisë, dhe jeton në Vienë, Austri. Ka mbaruar psikologjinë dhe Artin pamor në Universitetin e Vebsterit në Vienë, ndërsa magjistroi në temën Mediumet e reja në Universitetin Transart në Nju Jork.

Me fotografi, skenare për filma dhe performanse të ndryshme është shfaqur në Slloveni, Austri dhe SHBA. Ka realizuar 19 ekspozita individuale dhe ka marrë pjesë në 32 ekspozita në grup në më shumë vende të botës.

Në QIK – Shkup, Eva do të prezantojë 8 fotografi dhe video projektim. Eva Petriç është autore e disa librave, të cilat janë  përkthyer në disa gjuhë. Ka marrë shumë çmime dhe lëvdata për punën e saj.

Romani “Të gjithë hanin Sushi” është një trgim dashurie i cili është përkthyer në anglishtë, maqedonishtë dhe sllovenishtë.

Promovues do të jetë prof. Dr. Vlladimir Martinovski.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 26 prill, 2011.

Similar Posts