|

Ekpozitë “WO-MAN” nga Hristina Zafirovska

Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në ekspozitën e titulluar “WO – MAN”, nga Hritina Zafirovska, që do të mbahet me 4 nëntor (e martë) , me fillim në orën 20:00, në sallonin Imperial 2.

Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në ekspozitën e titulluar “WO – MAN”, nga Hritina Zafirovska, që do të mbahet me 4 nëntor (e martë) , me fillim në orën 20:00, në sallonin Imperial 2.
E lindur në Shkup. Mbaroi shkollën e mesme të Arteve, drejtimi – arti i aplikuar . U diplomua në Fakultetin e Arteve të Bukura në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi “në Shkup, dega – pikturë me disenj grafik. Aktualisht është në studime pasuniversitare në Fakultetin e Projektimit dhe Multimedias në Shkup, drejtimi i disenjit grafik.
2009 – u bë një anëtar i Shoqatës së Artistëve të Maqedonisë.
2009 – një nga themelueset e grupit të artit dhe hapësirës për art, “Art I.N.S.T.I.T.U.T.” në Shkup.
2012 – një nga themelueset dhe anëtare e grupit të artit MOMI, i cili është aktiv me projekte në vend dhe në Ballkan.
Punon me pikturë, disenj grafik, instalacion, vizatim, fotografi dhe video.
Merr pjesë në projekte lokale dhe rajonale dhe jashtë shtetit në fushën e kulturës, si dhe festivale të shumta, seminare, prezantime në grup në Ballkan, në Evropë dhe më gjerë.

Similar Posts