|

Ekpozitë e fotografive nga Rilind Hoxha e titulluar “20+1”

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në Ekpozitën e fotografisë nga Rilind Hoxha të titulluar “20+1”, që do të mbahet në datën 6 tetor,2012 (ditë e shtunë) në Sallonin shitës të pikturave, në orën 20:00. Ekspozita do të mbahet në kuadër të evenimentit “NATA E BARDHË”.

Rilind Hoxha është i lindur më 23/08/1990. Shkollën e mesme e mbaroi në gjimnazin amerikan “NOVA” në Shkup. Studimet për Financa dhe Kontabilitet i vazhdoi në CITY College, Intern

ational Faculty of the University of Sheffield, Selanik, Greqi. 

Kontaktin e parë me fotografinë e kishte në Maj të vitit 2010, kur e fitoi si dhuratë një Nikon D5000. Fotografitë që i ka shikuar nëpër faqe të ndryshme në internet, gazeta, televizion çdoherë e kanë tërhequr. Tani fotografinë e ka më tepër se hobi, i është shëndrruar në pasion.

Vazhdoi duke u pajisur me aparat më të avancuar si dhe me objektivë të ndryshëm. Aparatin e ka çdoherë dhe kudo me vehte.

Më së tepërmi fotografon Ekspozicion të gjatë dhe peizazhe, mirpo nuk e anashkalon dhe fotografimin makro, si dhe atë në errësirë.

After Exhibiton Party: Zona Caffe me Petrit Saracinin & AMON MRA Band

Similar Posts