|

Akademiku Alfred Uçi, libër jetëshkrimor, kushtuar PETRO NINI LUARASIT

Qendra Informative – Kulturore në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në promovim nga Akademiku Alfred Uçi ku publikon një libër jetëshkrimor, kushtuar PETRO NINI LUARASIT, që do të mbahet në datën 8 tetor, 2012 (ditë e hënë), në Sallonin 19:19, me fillim në orën 12:00.

Prof. Alfred Uçi

është anëtar i Akademisë së Shkencave. Asambleja e Institutit të Sociologjisë, më 21 nëntor
2006 e ka zgjedhur Anëtar të Bordit Akademik. 

Alfred Uçi ka kryer studimet e larta në fakultetin e Filozofisë të Universitetit “Llomonosov”
të Moskës, në vitet 1949-1954.

Më pas ka punuar si pedagog në Institutin e Lartë Ekonomik të Tiranës. Që me krijimin e Universitetit të Tiranës ai ka qenë pedagog i estetikës dhe i
filozofisë në fakultete të ndryshme të tij.

Në vitin 1970 iu dha titulli “profesor”. Ka qenë,
gjithashtu, drejtor i Institutit të Kulturës Popullore pranë Akademisë së Shkencave (vitet
1979-1987) dhe kryetar i Komitetit të Kulturës dhe Arteve (1987-1990).

Para disa kohësh, Prof. Alfred Uçi, duke i paraprirë 100-vjetorit të vdekjes së atdhetarit e martirit të shquar të shkollës kombëtare shqipe, Petro Nini Luarasit, që është dhe gjyshi i tij nga nëna, nisi punën për hartimin e një libri jetëshkrimor, kushtuar atij.
Për librin do të flasin akademik Ali Aliu dhe Murat Gecaj, publicist dhe studiues nga Tirana.

Similar Posts