LETËRSI

Me të vetmin qëllim: afirmim i fjalës së shkruar të Maqedonisë përmes formave dhe aktiviteteve të ndryshme dhe bashkëpunimit aktiv me “Shoqatën e shkrimtarëve të Maqedonisë”, aktorë, muzikantë, shtëpi botuese... gjatë gjysmë shekullit të kalua, në “Sallonin 19’19”, janë realizuar mbi 1100:

  • Mbrëmje letrare
  • Teatro të poezisë
  • Recitale dramash
  • Takime poetike të të rinjve
  • Publikim i botimeve letrare në prodhim vetjak
  • Takime me autorë

Forma të prezantimit të monodramave…, vështrim kritik për autorin, veprën ose për temën përkatëse, interpretim artistik të pjesëve të krijimtarisë si dhe mundësimi i dialogut të drejtpërdrejtë me konsumuesit e këtij lloji të artit. Shpeshherë, takimet e këtilla marrin formën e dramatizimit, përmes interpretimit adekuat artistik. Disa vite, QKI është përgjegjëse për pjesën finale të “MBRËMJEVE STRUGANE TË POEZISË” si dhe për “VERA E SHKUPIT”.

Në kuadër të QKI, prej para më se gjysmë shekulli, është formuar biblioteka e parë në Maqedoni me mas-mediume të shkruara maqedonase dhe evropiane.
Të gjithë emrat më të shquar të letërsisë maqedonase dhe një numër i madh autorësh nga shtetet ballkanike: Gustav Kërklec, Desanka Maksimoviq, Vasko Popa, Momo Kapor, Ciril Zllobe, Mateja Bor…, të ndjekur nga paraqitjet artistike të Marija Cërnogori, Ruzhica Sokiq, Luba Tadiq.