ARTI FIGURATIV

Gjysmë shekulli në fushën e artit figurativ QKI vepron në vazhdimësi, duke e afirmuar dhe duke e popullarizuar artin figurativ në Evropë dhe në botë. Janë realizuar mbi 1200 ekspozita figurative, duke i përfaqësuar të gjitha disiplinat figurative dhe teknikat e pikturimit, duke përfshirë edhe performansa të shumta, instalime....

SALONI EKSPOZITËS

Galeritë fillojnë të funksionojnë për autorë të afirmuar, por edhe për të artistë të rinj, të cilët pikërisht këtu i kanë ekspozitat e tyre të pavarura, kurse më vonë, shumica prej tyre bëhen të njohur. Gjithashtu, funksionon në mënyrë aktive edhe bashkëpunimi ndërkombëtar me realizimin e ekspozitave të llojllojshme nga shumë shtete të Evropës dhe të botës.

Qendra kulturore-informative ka koleksion të pasur të veprave figurative, të blera dhe të dhuruara nga artistë, të cilët kanë ekspozita nëpër galeritë, ndërsa disa prej atyre veprave janë të një pasurie nacionale për shtetin, herë pas here të prezantuara për publikun. Më 1959 - është hapur ekspozita e parë “Artistë figurativë- amatorë nga Maqedonia”. Më 1967 - është formuar “Klub i adhuruesve të artit” nga artisti figurativ Risto Llozanovski.
Më 1996- është hapur studioja figurative, nga shumë artistë të rinj, nxënës të shumtë i mësojnë shkathtësitë e pikturimit në shumë teknika pikturimi. Sot atë e udhëheq artistja figurative Simonida Filipovska Kitanovska. Më 1982- është hapur “Galeria e shitjes”, e para e këtij lloji në Maqedoni. Të njëjtin vit organizohet edhe Aukcioni i parë i veprave figurative. Aukcione të këtilla organizohen disa herë, ngandonjëherë me karakter humanitar.
Më 1991 – Hapësira "KULL PARK" për projekte të shumta multimediale. Mozaiku kulturor i Zagrebit në Shkup dhe Mozaiku kulturor i Shkupit në Zagreb- bashkëpunim ndërmjet të dyja qendrave kulturore – janë prezantuar krijimet e artistëve nga Maqedonia dhe nga Kroacia në shumë zhanre artistike. Ditët e kulturës së Beogradit, Ditët e kulturës ruse, Ditët e kulturës suedeze- manifestime kulturore të organizuara në bazë të reciprocitetit.
Ekspozita të pavarura pikturash, skulpturash, të qeramikës, grafikeve, vizatimeve, tapicerive; ekspozita grupore; ekspozita tematike; koloni pikturave ndërkombëtare.

IMPERIAL

Më 1994 – MAK- GRAF (grafika maqedonase) atelie grafike.
Të gjithë emrat më të njohur- themelues të artit piktural bashkëkohor maqedonas me ekspozita të pavarura janë pjesë e QKI: NIKOLLA MARTINOVSKI, Llazar Liçenoski, Tomo Vlladimirski, Vangel Koxhoman, Petar Mazev, Dragutin Avramovski Gute, Rodolub Atanasov, Mile Korubin, Vasil Vasilev, Katja Eftimova, Vanço Georgiev, Gligor Çemerski..., si dhe nga Evropa e më gjerë; Piter Kuning, Egon Shile, Gustav Klimt, Gerhard Holeman, Gjorgje Andreeviq,-Kun, Edo Murtiq, Yllatko Prica, Pegja Millosavleviq, Millo Millunoviq, Ferdinand Kulmer, Vlladimir Veliçkoviq.