RETH NESH

MË SHUMË SE GJYSMË SHEKULLI - krijimi i vazhdueshëm i përditshëm i vlerave kulturore, publikut, "të varurve" të vlerave të krijuara, promovimit dhe afirmimit të kulturës dhe artit të Maqedonisë në Evropë dhe në botë. MUZIKË - në skenën e sallës për muzikë kamertale, "Salloni 19:19", u organizuan dhe koordinuan më shumë se 2000 koncerte, recitale, xhez koncerte, bartës të tingujve. DRAMË - shfaqje teatrale, komedi, monodramë, duodrama, studiot e dramave të fëmijëve dhe shumë aktivitete të tjera.

ART - Еkspozita arti, shfaqje, ekspozita konceptuale, ngjarje, studiot e artit, atele grafike ... Janë organizuar mbi 2000 ekspozita arti - individuale, në grup, me tematika të ndryshme me piktorë nga vendi dhe jashtë vendit si: Martinoski, Liçenoski, Vladimirov, Koxhoman, Todoroski, Mazev, Gute, Tashkovski, Anastasov, Korubin, Kaleshi, Adem Kastrati, Reshat Ameti, Çemerski, Kun, Murtić, Kulmer, Kuning, Egon Šile, Holeman ...). Salloni parë shitës i Artit në R. e Maqedonisë dhe Ankand i parë publik i krijimeve të artit në R. e Maqedonisë KUL-PARK - projekte të shumta multimediale (shfaqje, ekspozita, koncerte ...).

LETËRSI - Fjala e shkruar maqedone,shqipe, evropiane, botërore, teatri i poezisë, recitale dramatike, botimi i veprave të reja letrare, takime me autorë, vështrime kritike për autorët, veprat dhe temat, lexime artistike të pjesëve të veprave, si dhe dialog të drejtpërdrejtë me artëdashësit e këtij lloji. SPEKTAKLE MULTIMEDIALE - "Tingujt e Çarshisë", "Të gjithë së bashku, për të gjithë më mirë", "Dita e pianos" - festimi i Ditës Botërore të pianos, Mbrëmje Letrare "Shkupi Lexon", projekti "VIJMË....", "Gjimnaziada"....