|

TINGUJT E ÇARSHISË  2019

TINGUJT E ÇARSHISË  2019

Manifestimi “Tingujt e Çarshisë”,  organizohet nga Qendra Informative Kulturore Shkup, dhe koncepti I projektit filloi me idenë për ringjalljen e  Çarshisë, pjesën më te vjetër dhe më te bukur të qytetit tonë e cila pa hezitim na I hapi portat e artit dhe kreativitetit..

Ky është viti 13 organizimit te manifestimit në fjalë. Për këto 13 vite kanë defiluar në skenën e manifestimit “Tingujt e Çarshisë”, shumë këngëtarë të njohur, piktorë, balerin, animues, grupe të njohura,  maqedonase, shqiptare, turke, rome pasi që edhe si manifestim është i ideuar që të jetë multikulturor. Si institucion i japim shans të gjithëve, kishim brenda ketyre viteve edhe debutus të cilët me Tinguj filluan karierën.

Edhe këtë vit programi i manifestimit “Tingujt e Çarshisë”, do të jetë I pasur.

Me datë 16 shtator(e hënë)

14:00 – Sheshi “SKENDERBEJ”, Krijime letrare të shkrimtarëve me titull “Çarshija e vjetër e Shkupit në veprat e krijuesve letrarë”

18:00 – Ura e Gurit, Ekspozitë e fotografive të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, nga Arbnora Mehmeti dhe Zoran Shekerov

17:00 – Sheshi “SKENDERBEJ”, AKV “ILIRIDA” Shkup, AKV “Studio folklor” Shkup, AKV “Shamikuqet” Ferizaj, AKV “Jeni Joll” Shkup

18:00 – Pllatoja para Universitetit të Evropës Juglindore, BRASSTET – Shkup

19:00 – Sheshi “SKENDERBEJ”, Emin Salihi – Band (Solistët: Hana Palloshi, Filonid Aliu, Donika Domazeti)

19:00 – QIK – Shkup, Ekspozitë  Z.U.K. SILINDART, 16.09 – 18.09 2019

20:00 – Sheshi “SKENDERBEJ”, performancë soliste nga kitaristi Artan Kastrati me kompozimet e tij

21:00 – Sheshi “SKENDERBEJ”, Performanca e Baletit “DREAM”

21:00 – Sheshi “SKENDERBEJ”, Coda Band

22:00 – Parku i Kalasë së Shkupit,  kinema nën qiell të hapur, Filmi  “KTHIMI”

Me datën 17 shtator (e martë)

20:00 – Pllatoja para Universitetit të Evropës Juglindore, Shkatërim Ritmi nga Ismet Ramiqeviq dhe muzika nga Secko Haxhiç

21:00 – KONCERT , Ura e Gurit, Sheshi Filip II

DJ ELEKTRON

TAMARA TODEVSKA

YLL LIMANI

DAFINA ZEQIRI & DJ GEEK

LUMI B & DJ FLOW

Me datë 18 shtator ( e mërkurë)

21:00 – KONCERT / / Ura e Gurit, Sheshi Filip II

DJ PITTI

KANITA SUMA

LINDON BERISHA

ELVANA GJATA

Similar Posts