Akademik Ali Aliu është fitues i shpërblimit shtetëror 22 Nëntori

Akademik Ali Aliu është fitues i shpërblimit shtetëror 22 Nëntori, i cili ndahet për kontribut në fushën politike, kulturore dhe jetën shoqërore në vend.
Fituesi, siq lajmëroi Ministria e kulturës, e merr këtë shpërblim për kontributin e tij në zhvillimin e krijimtarisë letrare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për fitimin e këtij shpërblimi të dalluar, Akademik Ali Aliu u nominua nga ana e Qendrës Informative Kulturore – Shkup.
Nga biografia a Akademik Ali Aliut: Ali Aliu lindi në Krani të Prespës më 1 Prill 1934.
Ka mbaruar Fakultetin Filologjik në Beograd. Doktor i Shkencave Filologjike.
Ai ishte profesor në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.
Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë që nga viti 1975.
Autor i librave: Kërkime (ese dhe kritikë, 1970), Diskutime (studime, 1975), Rrjedhave të letërsisë (ese, 1978), Kritikë (1980), Studime letrare (1982), Teoria e letërsisë (1984), Lexime letrare, tekste shkollore (tekste shkollore për disa klasa në shkollën fillore dhe atë të mesme), Don Kishoti ndër shqiptarë (ese, 1996), Reflekset letrare (ese, 1999), Antologji e poezisë bashkëkohore shqiptare (2000).

Поврзани написи