Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në promovimin e albumit të dytë të titulluar “MINDIL”, nga RONA NISHLIU Quartet.
Koncerti do të mbahet me 20 maj, 2019, me fillim në orën 21:00, në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut.
Albumi muzikor përfshin 10 këngë të trashëgimisë muzikore qindra vjeçare, tinguj që shquajnë krijimtarinë e këtij territori, për nuancat e veçanta melodike, lirike dhe shqirtërore.

Përmbajtja muzikore e përzgjedhur me kujdes, duke bërë bashkë lulet më të bukura të bahçes së muzikës shqiptare si “Baresha” nga Rexho Mulliqi, “Me lule t’bukra” nga Tish Daija, “Rruga që shkela dikur” e figurës së shquar Jusuf Gërvalla, “Moj e mira te pojata” në versionin e grupit MAK nga Mitrovica –, “Mallëngjiimi”, e tituj të tjerë.
RONA NISHLIU Quartet u themeluar në fund të vitit 2014. Grupi muzikor është prezantuar në shumë koncerte e festivale bashkëkohore dhe të traditës. Sapo ka përfunduar incizimet e albumit të dytë, që publikohet më 2019
Quarteti përbëhet nga:
Rona Nishliu, vokal | Edon Ramadani, piano | Kiril Tufekcievski, kontrabas | Nesim Maxhuni, bateri.