Promovimin e librit “IMAZHET E NATËS”, nga Kreshnik Sopaj

Kreshnik Sopaj është diplomuar në Fakultetin Juridik në Tetovë. Libri i tij i parë me poezi “Imazhet e natës”, i shkruar nën ndikimin e letërsisë klasike dhe bashkëkohore. Libri përmban mbi 50 poema dhe është botuar në Tetovë 2018.

Tregimi lirik është karakteristikë e kësaj vepre letrare.

Ai ka marrë disa çmime:

-“Ulu Mal të dalë Hëna”, Unioni i Shkrimtarëve Shqiptar – Shkup

– Çmimi për poezinë e botuara më mirë, netët e poezisë “Takimet nën çati” 2018.

– Çmimi i dytë “Pena ime” për poezinë.

Libri do të promovohet nga Nehas Sopaj dhe Lindita Ahmeti, dhe fragmente do të lexohen nga Sermet Sulejmani.