Promovimi i monografisë “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës” nga autori Fahri Musliu
Fahri Musliu në veprën “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës”, nga afër e shfaq personalitetin, veprën dhe jetën e këtij artisti të madh shqiptar të kohës më të re. Në vepër janë shfaqur rolet filmike brilijante të Bekim Fehmiut të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kinematografinë Balkanike, por edhe në atë botërore. Vepra ka tetë kapituj.

Autori i veprës, Fahri Musliu ka lindur në vitin 1948 në Dragash (Kosovë). Ai është gazetar në pension i cili ka punuar 38 vite si raportues nga Beogradi për mediet në gjuhën shqiper në Kosovë, “Zëri i Amerikës”, “BBC”, “Zëri”, ”Lajm”, “Koha ditore”, “Borba”, “Danas”, “Vjesnik” etj. Ka botuar dhe përkthyer disa libra në gjuhën shqipe dhe serbe.