Gjorgj Valas poet amerikan, i lindur më 22 mars 1949, në Hampstead, shteti i Nju Jorkut. Në vitin 1967,  ai u regjistrua në Universitetin e Syracuse, ku u takua me Alen Ginsberk dhe studioi me VD Snagras, dhe pas përfundimit, në vitin 1971, i fillon kariera 20 vjeqare e  hulumtimit në Amerikë, Evropë dhe Azi.

Që nga viti 1988., filloi dekada e tij të punës si gazetar dhe kolumnist për gazetat lokale dhe radio stacione në të gjithë Nju Jorkun. Ka marrë pjesë në festivalet me famë botërore të gjithë botën si festivalet në Ledbjuri, Woody Guthrie, Lovell Selebrejt Karuk dhe Lyric Rikaveri Carnegie Hol. Ka bashkëpunuar me  dramaturgët francez në festivalin  në Avignon, duke u paraqitur në skenë me karaktere të shumta të muzikës së popullarizuar. Ligjeratat dhe leximet e e tij e bënë  atë të marrë pjesë në shumë vende  në Angli dhe Amerikë, duke përfshirë qendrën e Dylan Thomas, Robert Benson, John Stajnbeg dhe  të tjerë.

Në 2017 u emërua laureat i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Dita e Namit” në Tetovë, R. E  Maqedonisë Veriore.

Poezia e tij në thelb është e orientuar në performancë poetike bazuar në krijime imagjinare, e cila është e bazuar në punë dhe dekonstruksion surealist. Valas ka botuar këta libra: “Mbaji trëndafilat”, “Shtamba e mjeljes”, “Fluturat dhe tatuazhet e tyre”, “Për relaksim momental”, ” Not përmes ujit”, “Pesëdhjetë poezi dashurie”….

Për punën e tij do të flasë Shaip Emerlahu, shkrimtar

Ndue Ukaj, shkrimtar