QIK-Shkup ju fton në promovimin e librit me poezi të titulluar “Në një frymë”, nga botuesi: Feniks dhe në ekspozitë të pikturave, nga Hristo Petreski. Promovimi I librit dhe hapja e ekspozitës do të bëhen me 8 prill, 2019, salloni I ekspozitës Imperial 1, me fillim në orën 12:00.

Libri poetik “Në një frymë” përmban gjashtë cikle dhe gjithsej 74 poezi, ka eksperimente grafike dhe përmbajtje, si dhe një plan tematik-motiv: qytet, jetë, bashkëkohor, fjalë, imazh …

Petreski si shkrimtar është fitues i çmimeve: Aco Sopov, Ivo Andriq, Gogol, Mirënjohja e Radinovës, Falenderime nga Goceva, Krste Petkov Misirkov, Radoje Domanoviq, Bora Stankoviç, Vanço Nikollski, Vasil Kunoski, Jovan Koteski, Krste Çaçanski….

Hristo Petreski merret në mënyrë aktive në pikturë që nga viti 2010 dhe deri më tani ka mbajtur shtatëmbëdhjetë ekspozita të pavarura të artit në Maqedonisë dhe tri në Serbisë (Vranjë, Aleksinc dhe Beograd).

Si profesor universiteti në Universitetin e Ss. Apostulli Pal në Ohër mësoi lëndën e Arteve Pamore.

Prof. Dr. Hristo Petreski është profesor i rregullt dhe drejtor i Institutit për Shkencë, Alternativë Kulturë dhe Art – Shkup.

Libri do të promovohet nga Prof. Dr. Kristina Nikolovska ndërsa prof. Kiril Temkov do të flasë për krijimin artistik. Vargjet nga libri do të lexohen nga vet autori.