|

Elita 5

Me 27 dhjetor, Shkupi do të përfshihet nga “Tornado”. Grupi legjendar i muzikës rock “Elita 5”, plot 30 vite në skenën shqiptare, dhe do të paraqitet në Shkup me koncertin madhështor, me hitet e tyrе dhe albumin më të ri të titulluar “Tornado”. “Elita 5”, grup i themeluar në 1988, i përbërë nga 6 pjesëtarët nga Tetova, numëron 8 albume dhe dhjetëra këngë hite si “Al Capone”, “Nuk jam unë diktator”, “Fol, vetëm fol” dhe e fundit e hedhur në treg para dy muajsh, “Tornado”. Janë 8-9 albume edhe mbi 70 këngë” të kompozuara dhe të kënduar nga ata. Të kërkosh nga “Elita 5”, se cila është kënga e tyre e preferuar, është njësoj si të bësh diferencë tek fëmijët. Megjithatë ata thonë se ajo që i vuri vulën këtij grupi, mbetet ‘Al Kapone’. Ju mirëpresim në Teatrin Popullor të Maqedonisë me 27 dhjetor, 2018, me fillim në orën 20:00

Nga data 19 dhjetor, 2018, të ineresuarit mundet të vijnë ti marrin biletat për koncertin e rok grupit ELITA 5, në lokacionet e Qendrës Informative Kulturore – Shkup, prej orës 12:00 – 14.30, në sektorin e muzikës tek Kolos Curri.
Numri i biletave është i limituar prandaj një person mundet ti merr vetëm 2 bileta.

Similar Posts