|

DUO PIANO GELEBESHEVI

Qendra Kulturore Informative në Shkup ka nderin dhe kënaqësinë e veqantë të ju ftojë në Recitalin e DUO PIANO GELEBESHEVI, Katerina Gelebesheva Kostadinovska dhe Gligor Gelebeshev, piano me 16 dhjetor (e premte) 2011, në Muzeun e Qytetit të Shkupit në orën 2000. Programi do të përfshijë vepra nga Moszkowski, Liszt dhe Saint-Saens.

Duo piano Katerina Gelebesheva Kostadinovska dhe Gligor Gelebeshev interpretimin e tyre të parë e shënojnë në vitin 1997 dhe më pas në vitin 2001 prezantohen në skenën e muzikës maqedonase me incizimet e para për MTV-në. Prej atëherë realizojnë koncerte të shumta në Maqedoni, thuaja në të gjitha vendet: Shkup, Manastir, Prilep, Shtip, Gjevgjeli, Strumicë etj. , marrin pjesë në të gjitha festivalet e rëndësishme si: ‘Vera e Ohrit’, ‘Inerfest’- Manastir, ‘Lira e artë’- Shkup, ‘Mbrëmjet e Heraklejit’- Manastir, ‘Ditët e muzikës maqedonase’, ‘Vera e Shtipit’ etj.

            Me interpretimin në Paris, në vitin 2005 me rastin e ditës botërore të muzikës Duoja e filloi karierën ndërkombëtare. Vijojnë me koncerte në Itali, Holandë, Erbi, Rumuni, Poloni, Bullgari.

            Në vitin 2008 Duoja lançon cd-në e parë me krijimet e Bartokut, Shabrijesë, Debisiut, Shopenit dhe Haçaturijanit.

Similar Posts