QENDRA INFORMATIVE KULTURORE
MË SHUMË SE GJYSMË SHEKULLI - krijimi i vazhdueshëm i përditshëm i vlerave kulturore, publikut, "të varurve" të vlerave të krijuara, promovimit dhe afirmimit të kulturës dhe artit të Maqedonisë në Evropë dhe në botë.
MUZIKË - në skenën e sallës për muzikë kamertale, "Salloni 19:19", u organizuan dhe koordinuan më shumë se 2 000 koncerte, recitale, xhez koncerte, bartës të tingujve.
DRAMË - shfaqje teatrale, komedi, monodramë, duodrama, studiot e dramave të fëmijëve dhe shumë aktivitete të tjera.
ART - Еkspozita arti, shfaqje, ekspozita konceptuale, ngjarje, studiot e artit, atele grafike ... Janë organizuar mbi 2000 ekspozita arti - individuale, në grup, me tematika të ndryshme me piktorë nga vendi dhe jashtë vendit si: Martinoski, Liçenoski, Vladimirov, Koxhoman, Todoroski, Mazev, Gute, Tashkovski, Anastasov, Korubin, Kaleshi, Adem Kastrati, Reshat Ameti, Çemerski, Kun, Murtić, Kulmer, Kuning, Egon Šile, Holeman ...).
Salloni parë shitës i Artit në R. e Maqedonisë dhe Ankand i parë publik i krijimeve të artit në R. e Maqedonisë
KUL-PARK - projekte të shumta multimediale (shfaqje, ekspozita, koncerte ...).
LETËRSI - Fjala e shkruar maqedone,shqipe, evropiane, botërore, teatri i poezisë, recitale dramatike, botimi i veprave të reja letrare, takime me autorë, vështrime kritike për autorët, veprat dhe temat, lexime artistike të pjesëve të veprave, si dhe dialog të drejtpërdrejtë me artëdashësit e këtij lloji.
SPEKTAKLE MULTIMEDIALE - "Tingujt e Çarshisë", "Të gjithë së bashku, për të gjithë më mirë", "Dita e pianos" - festimi i Ditës Botërore të pianos, Mbrëmje Letrare "Shkupi Lexon", projekti "VIJMË....", "Gjimnaziada"....
Tomislav Osmanli (1956) është dramaturg, skenarist dhe prozator.
Është autor i njëzet e tre librave, tregime të shkurtra, teori, tekste dramash dhe skenare filmash.Ai është i njohur përër një numër të përkushtimeve letrare, dramatike, skenare tejet të rëndësishme për Shkupin.Për këtë pjesë të opusit të tij ai ka marrë dy herë çmimin. për Shkupin “13 Nëntori”.
Ai filloishkrimet e tij me prozë dhe tregime të shkurtëra me titull “Flutura e fëmijërisë”, “Llamba e Hanukas” dhe fioi çmimin “Mjeshtrat e prozës” .
.
Libri përmban dy pjesë, një me temë historike dhe e dyta me një temë bashkëkohore dhe me dy qasje problematike të ndryshme, nga njëra anë temat e pasionit, fuqinë e krenarisë dhe mizorisë në Ballkanin multikulturor, dhe nga ana tjetër, të modernitetit, agresion të qetë mbi vlera të harruara që i bëjnë të rinjtë të largohen nga vendi duke përjetuar një shtëpi të traumatizuar, të varfëruar dhe të lënë pas dore të kujtimeve të tradhtuara.
Libri do të promovohet nga prof. dr. Ferid Muhiq dhe Gligor Stojkovski, shkrimtar ndërsa pjesët nga libri do ti lexojnë: Ana Paunovska, aktore dhe Filip Kiprovski, aktor.