Vullnet Muharemi lindi ne Tetovë 1982, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme në Gjimnazin e Tetovës. Në vitin 2000, u shpërngul në Oxford, Angli ku studioi shkenca politike. Studimet post – universitare (MA) i kreu në Universitetin e Exeter – it e Angli. Autorë te preferuar që patën ndikim janë: Martin Amis, le Clezio dhe filozofi Baudrillard. Kohën ndan ndërmjet Tetovës dhe Parisit. Vullnet Muharemi është edhe co – autor i ArtCoach, një koncept i ri i life- coach, i ndërthurur me elemente të artit kontemporar. Caged – Një novelë për dashuri, apo thënë ndryshe, mënyrën se si e përceptojmë atë, dhe si qëndrojmë ndaj saj (dashurisë) si peshojë e jetës dhe ndaj ankthit. Pra, për lidhjen ndërmjet dashurisë dhe ankthit. Caged – një metaforë për përshkrimin mental dhe shpirtëror të njeriut post-modern, i zënë ngushtë në betejën për të mbijetuar. Por, në fakt karakteret e kësaj novele janë shumë më të komplikuar se kaq. Ata jetojnë me njeri tjerin dhe paragjykojnë. Por, perspektiva e autorit është edhe një tjetër: Caged si një metafor për Evropën, nëpeëmjet këtyre karaktereve. Evropa e së djathtës ekstreme, Evropa e sherrit dhe ndjenjave të shtypura dhe Evropa e azilit mental për të riun të kapur me mes hiper- realitetit dhe ferrit te se jetuarit. Pra, Caged apo i mbyllur në kafaz, në shumë mënyra, për shumë njerëz, ku çdonjeri e zgjedh ferrin apo parajsën që e meriton. Promovues: Salajdin Saliu,Video produkcion: Lumiere дхе Mederatore/përkthyes: Teuta Zekiri.